Tuesday 14 October 2008

Jetegjetesia? Qendroni te virgjer…


Sekreti per te jetuar gjate? Qendroni te virgjer dhe do t’i shikoni frytet e kesaj sakrifice. Kete e rrefen 105 vjecarja britanike Clara Meadmore, e cila mendon se fale mungeses se jetes seksuale ka arritur te jetoje me shume se nje shekull.

“Kam qene shume e impenjuar ne jeten time profesionale aq sa nuk kam pasur kohe te kem marredhenie intime me meshkuj”, rrefen e moshuara per tabloidin "Daily Mail". Me tej ajo thekson se nuk eshte fejuar asnjehere dhe nuk ka pasur asnjehere kontakt fizik me seksin tjeter. Nga ana tjeter, Clara Meadmore pranon se ka pasur disa momente flirtimi ne jeten e saj por gjithcka ne kuadrin e platonikes.

“Kam pasur miqesi platonike me disa meshkuj por nuk e kam ndier asnjehere se duhet te shkoja me tej me ta”, shton 105 vjecarja. Deri tani, asnje studim nuk ka dale ne perfundimin se virgjeria e perjetshme dhe jetegjatesia kane lidhje edhe pse 105 vjecarja e beson vertete nje teori te tille.

Do të bëj një dush! Duket diçka e thjeshtë për t'u thënë por që në të vërtetë nuk është. Intimiteti, koha, presioni dhe temperatura e ujit...gjithçka, duhet të jetë e studiuar në hollësi për të krijuar kushtet ideale për një dush ideal.

Një grup neuropsikologësh në “Mindlab International” tregojnë të gjithë sekretet që duhen për një dush relaksues.

Atë që arritën të bënin shkencëtarët është të gjenin një formulë matematike, që merr parasysh të gjitha mundësitë për dushin perfekt.

Çdo larje është vlerësuar nga një shkallë deri në 100, ku dushi perfekt u vlerësua me pikët maksimale 85 deri 100 pikë.

"Të krijosh dushin ideal nuk është aq e lehtë sa duket ", ka shpjeguar David Lewis, që udhehoqi studimin, "por ia vlen të sforcohesh”.

Përveç përfitimve piskologjike janë edhe ato fizike. Nga temperatura tek fuqia e ujit, me anë të së cilit mundësohet relaksimi duhet edhe Endorfina. "Endorfina, futet në trurin tonë për ta bërë më pozitive dhe energjike gjendjen tonë shpirtërore".

"Lëkura jonë, përmban një grumbull indesh nervore, që mund të stimulohen nga një dush perfekt duke na krijuar një ndjesi fizike shumë të këndshme. Dushi ka dhe një efekt tjetër që sjell humorin, pakëson stresin dhe largon duke u larë tensionet muskulare".

Për të ardhur në formulën e dushit përfekt studiuesit morën parasysh 7 elemente thelbësore: presionin e ujit, kushtet ambientale, faktorin intim, kohëzgjatjen e eksperiencës, temperaturën e ujit, tipi i dushit si dhe ‘telefoni” që nxjerr ujin.

Duke rregulluar këto 7 kushte, kërkuesit arritën të krijonin modelin e dushit perfekt.

Alkooli zvogëlon trurin

Sa më shumë ta konsumosh alkool aq më shumë zvogëlohet truri. Ky është studimi i publikuar nga “Archives of Neurology” i udhëhequr nga Wellesley College, Massachusetts (SHBA), ku studiuesit tregojnë për pasojat që sjell konsumi i lartë i pijeve alkoolike.

Kërkuesit kanë marrë nën studim rreth 2 mijë të rritur, deri në moshën 60-vjecare. Me anën e rezonancës magnetike ata mundën të masin volumin e alkoolit që ishte në trurin e tyre.

Më vonë gjithësecilit u është kërkuar të plotësojnë një formular mbi zakonet e jetës ku mes tyre edhe ato të alkoolit.

Duke u nisur nga faktori i moshë, gjini, niveli i dijes dhe situata socialo-ekonomike, si dhe duke marrë parsysh që volumi i trurit vetvetiu, pëson një rënie fiziologjike me kalimin e kohës, kërkuesit kanë zbuluar se me rritjen e numrit të gotave të pijeve alkoolike që konsumohen gjatë një jave, truri zvogëlohet dhe për pasojë edhe funksionet e tij.

Muzika në kufje të humbet dëgjimin

10 milionë persona rrezikojnë të humbasin dëgjimin nga përdorimi i kufjeve. Një person në dhjetë, mes atyre që dëgjojnë muzikë më volum të lartë në kufje për një orë në ditë, për të pakëtn 5 vjet me radhë, rrezikojnë të mos dëgjojnë më.

Numri i europianëve që dëgjojnë muzikë më anë të kufjeve është gjigand, mes 50 dhe 100 milionëve. Komisioni shkencor i Bashkimit Europian, vlerëson se 5 -10 % përdorues të zakonshëm të këtyrë objekteve, mund të rrezikojë të humbasin dëgjimin që prek kryesisht fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas rregullave të sigurisë europiane, konsiderohet i rrezikshëm rasti kur muzika dëgjohet në 100 decibel, mirëpo moshat e reja synojnë të rrisin volumin sipër normave.

Shumë të rinj, sidomos ata që përdorin mjete të ndryshme për të dëgjuar muzikë por edhe ata që e dëgjojnë në celularë, me volumë shumë të lartë dhe për shumë orë kanë mundësinë më të madhe për të humbur dëgjimin.

Me rrezik janë edhe zhurmat e ndryshme gjatë natës që bëhen shkaktare për netë pa gjumë të shumë qytetarëve në qytete e mëdha.

Sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, gjumi është një nga të drejta themelore të njeriut.

Zhurma të tilla mund të bëhën shkaktarë edhe të një sërë sëmundjesh të tjera, si p.sh, një tren që kalon afër një shtëpie rrit deri 10 here më shumë rrahjet e kardiake të një personi që fle, duke rritur kështu edhe mundësinë e një atakut kardiak.