Tuesday 14 October 2008

Muzika në kufje të humbet dëgjimin

10 milionë persona rrezikojnë të humbasin dëgjimin nga përdorimi i kufjeve. Një person në dhjetë, mes atyre që dëgjojnë muzikë më volum të lartë në kufje për një orë në ditë, për të pakëtn 5 vjet me radhë, rrezikojnë të mos dëgjojnë më.

Numri i europianëve që dëgjojnë muzikë më anë të kufjeve është gjigand, mes 50 dhe 100 milionëve. Komisioni shkencor i Bashkimit Europian, vlerëson se 5 -10 % përdorues të zakonshëm të këtyrë objekteve, mund të rrezikojë të humbasin dëgjimin që prek kryesisht fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas rregullave të sigurisë europiane, konsiderohet i rrezikshëm rasti kur muzika dëgjohet në 100 decibel, mirëpo moshat e reja synojnë të rrisin volumin sipër normave.

Shumë të rinj, sidomos ata që përdorin mjete të ndryshme për të dëgjuar muzikë por edhe ata që e dëgjojnë në celularë, me volumë shumë të lartë dhe për shumë orë kanë mundësinë më të madhe për të humbur dëgjimin.

Me rrezik janë edhe zhurmat e ndryshme gjatë natës që bëhen shkaktare për netë pa gjumë të shumë qytetarëve në qytete e mëdha.

Sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, gjumi është një nga të drejta themelore të njeriut.

Zhurma të tilla mund të bëhën shkaktarë edhe të një sërë sëmundjesh të tjera, si p.sh, një tren që kalon afër një shtëpie rrit deri 10 here më shumë rrahjet e kardiake të një personi që fle, duke rritur kështu edhe mundësinë e një atakut kardiak.

No comments: