Saturday 17 May 2008

Para Makiazhit

Perdorni nje krem hidratant perpara makiazhit, por jo nje krem shume te yndyrshem, edhe nese lekura eshte shume e thate. Beni kujdes kur te vendosni fondatinten, per te evituar njollat. Nese eshte nje produkt kremoz, vendosni nje sasi te vogel ne pellemben e dores dhe aplikojeni me sasi te vogla mbi fytyre, duke e perhapur mire me majat e gishterinjve. Nese nuk jeni te praktikuara dhe ndjeni veshtiresi me kete menyre, provoni te perdorni nje fondatinte kompakte dhe perhapeni me nje sfungjer pak te lagur per te nje efekt mbulues, dhe te thate per nje shtrese natyrale. Evitoni vendosjen e shtresave te tjera te fondatintes gjate dites. Aplikoni korrektorin perpara fondatintes, per te evituar njollat dhe defektet ne lekure.

No comments: